Apartamenti ndodhet tek “Tulipan Residence” e kufizuar nga Autostrada Tirane-Elbasan, Mjull-Bathore, Komuna e Farkes.
Pozicionimi mes natyrës dhe vendosja e godinave në harmoni të plotë me dinamikën e terrenit garanton një jetesë të shëndetshme në secilën pjesë të rezidencës. Qellimi është një rezidencë e shkëputur nga kaosi i qytetit por që garanton gjithsesi momente urbane interesante për shkak të elementëve komunitar që i japin asaj formën e nje mini qyteze elitare.
Zonat rekreacionale të rezidencës janë vlerë e shtuar e paçmueshme për komunitetin. Falë hapësirave të mëdha për qendrim shplodhës në natyrë, vrapim, lëvizje me biçikletë dhe fushava sportive, banorët mund të përjetojnë një eksperiencë banimi unike në Tiranë.
Të gjitha godinat janë të trajtuara me sistemet më të avancuara në fushën e efiçencës energjitike në aspektin termik duke dhënë banorëve një komoditet maksimal dhe kursim real në faturat e energjisë.